Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten në Zvicër ku një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik.
Advertisements
47-vjeçari i cili drejtonte një furgon (kombi), u godit nga një veturë që kishte hyrë në korsinë e kundërt.
Advertisements
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 2 persona, njëri prej të cilëve rëndë. Ngjarja tragjike ndodhi kantonin e Valis-it, në rrugën Route du Grand St. Bernard nga Martinach në drejtim të lokalitetit Sembrancher.
Sipas policisë ende nuk dihen arsyet se si vetura ishte futur në drejtimin e kundërt të lëvizjes ku përplasja ishte ballë për ballë.
Advertisements
Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin mbeti i lënduar lehtë.