Personazhi i “Real People” këtë javë quhet Shaqe Balliu. Ajo rrëfeu dhimbjet që ka kaluar gjatë jetës së saj dhe vuajtjeve me një burrë që e dhunonte vazhdimisht.
Advertisements
Ajo tregoi se i shoqi, i cili tashmë është në burg duke vuajtur dënimin e shante gjatë gjithë kohës dhe e akuzonte për marrëdhënie jashtëmartesore. Shaqja sot gëzon tre djem, por rrëfen se një vajzë e ka humbur kur ishte shtatzënë, pikërisht nga dhuna.
Advertisements
“Një fëmijë ma ka vrarë ai, një vajzë. Ma vrau duke më rrahur, s’më duhen kopilat e tu tha, unë isha shtatzënë. Ngela pa dashje shtatzënë më atë vajzë, kam qenë 7 muajshe.
Bëra tre fëmijë me të se mos ta afroja, ai ishte pijanec, më thoshte i ke kopila, ke dashnor,” – u shpreh Shaqja.
Advertisements
Pasi e dhunonte çdo natë në orët e vona kur kthehej në shtëpi, ai i thyente dhe telefonin në mënyrë që ajo të mos komunikonte me policinë. Kjo është hera e tretë që burri i Shaqes po vuan dënimin për dhunë në familje pas hekurave.
Shaqja tha se është martuar 30 vjeç dhe familja e saj nuk donte ta jepte duke qenë se ishte shumë punëtore. Momenti kur ajo u nxit ishte kur dëgjoi nusen e të vëllait, me të cilën sot nuk flet, e cila tha ‘mos ta martojmë që të na rrisë fëmijët’.
“Pse po rris unë fëmijën e vëllait ose të nuses së vëllait që dhe sot nuk më flasin në telefon. Më mirë thash të jem e qetë krijoj një familje dhe të jetë një burrë për së mbari, mua më doli më keq se asnjëherë. M’lidhi dreqi me atë pukjan,” – tregoi Shaqja.
Për bashkëshortin që e ka dhunuar ajo tha se sot është në burg duke vuajtur dënimin sepse e ka denoncuar.
“Radhën e parë ra 7 muaj në burg për dhunë në familje. Më rrihte, më thyente dhe telefonin që mos të lidhesha me policinë. Radhën e dytë ndenji edhe një vit në burg,” – u shpreh Shaqja.
Shaqe Balliu rrëfeu kushtet e vështira në të cilat i është dashur të jetojë e të rrisë fëmijët e saj.
Ajo rrëfen se është detyruar ta lërë një nga djemtë vetëm, të lidhur në djep që të mund të dilte nga shtëpia se nuk kishin për të ngrënë, me frikën se në shtëpi mund të hynin edhe gjarpërinjtë.
Ajo tha se burri e dhunonte dhe për shkak të rrahjes prej tij kishte dështuar një fëmijë kur ishte shtatzënë.
“Një çokollatë nuk e dinë fëmijët prej babait të tyre. Nuk e duan as fëmijët. Nuk duan as mos ta takojnë në burg. Punoja gjithë ditën që t’iu jepja fëmijëve për të ngrënë. Kur më jepnin 10 mijë lekë më dukeshin sikur merrja 100 milionë lekë. Pasi ra në burg ika në Francë. Isha rreth 43-vjeçe, para 5 vitesh. Përpara se të ikja punoja në lagje punoja tokën për 10 mijë lekë.
E lidhja në djep djalin dhe ikja se po ta lija në krevat rrëzohej. Në djep ishte më i sigurt, i hidhja dhe një batanije leshi që mos ta mbysnin gjarprinjtë. Nuk e merrja dot në furgon djalin se burri i thoshte shoferit të furgonit që djali është me morra. Kam dashur disa herë të vrasë veten. Më pas më mori motra në Franca dhe qëndrova 1 vit e gjysmë. Më sollën me pranga se më denoncoi burri se kisha marrë kalamajtë”, tha gruaja.