Dua Lipa e revoltuar me retorikën e britanikëve: Mënyra se si kanë folur ministrat për shqiptarët është e dhimbshme

by editor

Dua Lipa ka kritikuar mënyrën se si ministrat britanikë janë shprehur muajt e fundit për emigrantët shqiptarë,

Advertisements

Ylli e quajti qëndrimin e tyre “mendjengushtë dhe dritëshkurtër”, duke shpjeguar se trajtimi i tyre “dhemb”. “Mënyra se si kanë folur ministrat britanikë për shqiptarët është e dhimbshme”, ka thënë ajo për “Sunday Times”.

Advertisements

Madje ka theksuar se duhet të ketë më shumë ndjeshmëri.

“Natyrisht që dhemb. Gjithmonë kam menduar se Londra është një vazo kulturash. Është pjesë përbërëse e këtij qyteti”, komentoi Lipa duke iu referuar deklaratës së Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila tetorin e kaluar i cilësoi shqiptarët si “kriminelë” në një debat në Parlament.

“Kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjengushtë, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se sa shumë ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë se ’emigrantët po vijnë në vend dhe po na marrin punët’,” vuri në dukje këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare.

Siç shpjegon më poshtë, ajo nuk ka në plan të ndalojë së foluri pa marrë parasysh pasojat, duke theksuar se prindërit e saj janë përgjegjës për këtë.

Emigrantë ishin edhe Dukgajin Lipa dhe Aneza, të cilët u detyruan të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin një të ardhme më të mirë në Angli. Ata sollën në jetë tre fëmijë. Dua Lipa ka lindur në vitin 1995 në Britani.

Duke folur për arsyet që detyrojnë dikë të emigrojë, ajo përmendi edhe prindërit e saj. “Emigrantët që kanë ardhur këtu kanë punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk ka nevojë apo frikë për familjen e tyre”, shpjegoi Dua në mbyllje.

You may also like