Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj Izet Godenit, të akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Sanije Godeni, më 25 nëntor të vitit të kaluar.
Advertisements
Në njoftim thuhet se i akuzuari e ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 25 vjetësh.
Advertisements
“I akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00, në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur, i akuzuari e kishte goditur me sëpatë disa herë në pjesën e majtë të kokës dhe si pasojë e këtyre goditjeve, e ndjera S.G kishte ndërruar jetë. Kjo gjendje faktike është vërtetuar pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari dhe provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës”, thuhet në njoftim.