Një 61-vjeçar italian ëhstë gjetur i vdekur në banesën e tij në Itali, në rrethana misterioze.
Advertisements
Ferdinando Carretta, i njohur si personi që vrau dhe zhduki trupat e prindërve dhe vëllait të tij më të vogël më 4 gusht të viit 1989 në Parma, është gjetur i vdekur sot, teksa paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.
Advertisements
Carreta u bë i njohur publikisht pasi rrëfeu krimin e tij në një intervistë televizive në vitin 1998 gjatë një episodi të ‘ Chi l’ha visto?’ para se të merrej si pandehur. Pasi jetoi në Mbretërinë e Bashkuar, Carretta u dënua me paraburgim në një institucion psikiatrik përpara se t’i jepej liria e plotë në vitin 2015 .
Carretta bleu një pistoletë gjysmë automatike dhe ekzekutoi në vitin 1989 prindërit dhe vëllain e tij në Reggio Emilia. Ai i fshehu trupat në banjë pas vrasjeve. Pasi pastroi me përpikmëri vendin e krimit, ai zhduku trupat të cilët nuk u gjendën kurrë. 27-vjeçar asokohe, Carretta, mundi t’i shpëtonte burgut për shkak të problemeve mendore.
Advertisements
Policia ka deklaruar se i riu mund të ketë marrë jetën e tij, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë vdekur nga shkaqe natyrale. Trupi i tij është dërguar në morg, ku do i nënshtrohet autopsisë.