Kalimi i Afërditës, planetit të dashurisë në shenjën e Luanit do të sjellë lajme të mira për shenjat por fillimisht do duhet që të bëjmë kujdes në tre ditët e para të javës. Një tjetër lëvizje planetare do të vështirësojë disi situatën dhe do të sprovojë disi shenjat.
Advertisements
Në parashikimin javor nga Meri Shehu në “Rudina” në Tv Klan, asnjëra prej shenjave nuk arrin të marrë 5 yjet ndërsa duket se Shigjetarët do vazhdojë t’i ndjekë fati i mirë pas kryesimit të renditjes mujore.
Advertisements
Meri Shehu: Sot hyn Afërdita në Luan dhe kjo është një nga prurjet më të bukura të verës sepse është në shenjën e dashurisë, bukurisë, madhështisë, luksit, gëzimit, dhurimit, haresë, fëmijëve dhe sjell një gëzim. I prek të gjitha shenjat sepse të gjithë e kemi diku në hartën astrologjike Luanin. Tre ditët e para Afërdita përballet me Plutonin në Ujor që do të thotë se kalojmë nga një pasion i madh, nga një sprovë e madhe për të merituar dashurinë e madhe ose më të sinqertën.
Mund të na vihen përballë tundime, joshje, provokime dhe në fund fare do të shihet se sa ne apo të dashurit tanë i kemi rezistuar këtyre gjërave dhe të arrijmë pastaj të shohim çift ose tek dashurinë ose Afërditën në Luan. Këtë javë futet edhe Mërkuri në Binjak që do të thotë se komunikimi do të jetë shumë i mirë, i këndshëm dhe do të na japë një ajër të freskët në marrëdhëniet tona në përgjithësi.
Advertisements
Dashi – 3 yje
Afërdita në Luan i jep një sharm, një gëzim, dëshirë për të shijuar jetën, për të dalë, për t’u argëtuar, është në shenjën e dashurisë për Dashët. Këto tre ditët e para do të vihen direkt në sprova të mëdha, personale, sociale, mund të kemi thashetheme, gjëra që i prekin në identitetin e tyre. Do kalojnë një krizë personale pastaj do qetësohen në fund të javës.
Demi – 2 yje
Janë në katërkëndësh direkt me Luanin, Afërdita do bëjë një lidhje të vështirë me Jupiterin në Dem dhe do sprovohen në çështje familjare, në investime biznesesh familjare ose në marrëdhënie me njerëzit e afërt. Duhet të marrin parasysh se çfarë kanë e çfarë mungon.
Binjakët – 3 yje
Mërkuri në shenjën e tyre do bëjë të fillojnë komunikimin, jetën personale, bashkëpunimin, udhëtime dhe Afërdita në Luan nuk është e keqe, marrin një energji të mirë, promovime e propozime. Tre ditët e para mund të kenë një tradhti në lidhje me biznesin ose çështjet ligjore.
Gaforrja – 1 yll
Është një nga shenjat që do të shpenzojnë më shumë ose do vihet përballë një tundimi për të dhënë para. Do përdoren ose do përdorin të tjerët por futen në një tunel të errët sa i përket shpenzimeve ekonomike. Një pasion i madh i fshehur diku iu del papritur në zemrën e tyre ose që mendonin se i kishin vënë kapakun, por s’është mbyllur mirë e i vë përballë një sprove shpirtërore.
Luani – 3 yje
Kurorëzohen Luanët me Afërditën, mbretëreshën e bukurisë dhe dashurisë në shenjën e tyre dhe të ekonomisë, por tre ditët e para do kenë partneritete të vështira, sprova të vështira para se të arrijnë ta shijojnë. Mund të kenë ndarje në çift, keqkuptime, xhelozira dhe kujdes në partneritete e bashkëpunime.
Virgjëresha – 2 yje
Kanë prapaskena në lidhje me punën dhe jetën personale me Afërditën në Luan. Afërditën, në tre ditët e përparme ose të mbrapme e kanë më shpirtërore, më të fshehtë dhe të paqartë për ta deklaruar ndjenjën e tyre. Kujdes në ekonomi. Në jetën që ka të bëjë me punën, shtetin, ligjin do ecin shumë mirë dhe aty duhet të fokusojnë energjinë, tek puna dhe udhëtimet.
Peshorja – 3 yje
Janë një nga shenjat që favorizohen shumë nga Afërdita në Luan, marrin drejt për së drejti këtë energji, do ndihen mirë. Të kenë kujdes në çështjet ekonomike, ligjore ose në dashuri mund të përjetojnë ca dramaticitete 3 ditët e para ose keqkutpime dhe t’i çojnë gjërat në ekstrem, erotikë ose xhelozi ekstreme.
Akrepi – 3 yje
Do merren shumë me kontaktet me jashtë, dashuritë që i kanë lënë përgjysmë jashtë, njohjet por që fillimisht do ndiejnë sikur është e paarritshme, e pakontrollueshme por iu hapet një rrugë shumë e madhe, udhëtime dhe kontakte e njohje,fejesa e martesa për ata që nuk janë martuar, me dikë të huaj ose diku jashtë që iu ndrin ylli edhe njëherë sa i përket jetës erotike dhe ekonomike.
Shigjetari – 4 yje
Afërdita në Luan është një faktor shumë frymëzues, shumë pozitiv në dashuri, në ekonomi, në gëzim, dalje, udhëtime, relacione, partneritete. Sado këto 3-4 ditët e para do jenë nervozë, të paqartë, duket sikur duan të tradhtojnë gjithë botën për dëshirat që nuk u janë plotësuar, do e marrin veten. Do dalin me anën e tyre më të mirë pas të mërkurës dhe do e shijojnë si ata, ashtu dhe njerëzit rreth tyre.
Bricjapi – 3 yje
Do shikojnë një mundësi të mirë ekonomike që iu mohohet 3 ditët e para nga një bashkëpunim, ndarje në martesë nuk marrin dot atë që pretendohet nga të tjerët. Nga mesi i javës e tutje iu hapen punët, iu çlirohen çeqet ose llogaritë dhe investojnë shpirtërisht dhe i bëjnë gjërat me dashuri.
Ujori – 3 yje
Janë katalizatori që do vërë në sprovë të gjithë shenjat e tyre. Demët, Luanët, Afërdita në Luan përballë Ujorit direkt. Do jetë kriteri i vërtetësisë apo arti i të qenit mirë me veten. Po nuk aprovoi Ujori një marrëdhënie ose çek, është e pamundur të ecë përpara bashkëpunimi dhe marrëdhënia.
Peshqit – 3 yje
Do finalizojnë një punë shumë të këndshme që ka të bëjë me artin, me të bukurën, femrën, dashurinë, me teatrin. Do shpenzojnë shumë për ta arritur sepse shijet janë shumë të forta dhe të shtrenjta. Këtu ndoshta do çalojnë tre ditët e para por do i gjejnë burimet financiare për ta realizuar.
Këshilla e fundit e astrologes është të keni kujdes sepse do të jetë një “javë mëkatare”./tvklan.al