Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi theksoi se 30-40% e aksidenteve rrugore në vendin tonë ndodhin vetëm për shkak të kokëfortësisë së shoferëve.
Advertisements
Ai theksoi se mënyra e ecjes së shoferëve është kaotike ndërsa theksoi se drejtuesit nuk bëjnë tolerancë ndaj njëri-tjetrit.
Advertisements
“Edukata jonë qytetare lë shumë për të dëshiruar. Mënyra e ecjes së drejtuesve të mjeteve është kaotike. Të gjithë i ke në korsin e krahut të majtë. Ne kemi dhe kokëfortësinë. Këto aksidente janë me dëme materiale. 30-40% e aksidenteve ndodhin vetëm nga kokëfortësia. . Nuk reagon, nuk frenon dhe nuk toleron shoferin”-tha ai.