Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Një 35-vjeçar nga Fieri ka vjedhur makinën e një gruaje, teksa kjo e fundit kishte lënë te ndaluar makinën e saj tip “Range Rover” të ndezur për të shkuar në një market.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë pranë një marketi.
Advertisements
Shoferja e makinës tip Range Rover kishte pak minuta që doli nga makina, e kur u kthye nuk e gjeti më mjetin.
Policia pas marrjes së informacionit është vënë menjëherë në ndjekje, ndërsa fal kamerave të sigurisë që gjendjen në qytet është mësuar itinerari i lëvizjes. Mësohet se personi qëk a grabitur “Range Roverin” është një 35 vjeçar A. Goxhaj.
Advertisements
Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.
Autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.