Si ra në pranga menaxheri i Efit dhe gazetari i Roza Latit, vajzat e showbizit asnjë fjalë për mikun e tyre

Në një operacion të ndërmarrë gjatë mbrëmjes së të hënës në Jug të vendit, ka rënë në pranga dhe një personazh i njohur i shoëbizit. Bëhet fjalë për Xhoi Baren, menaxheri dhe shoku i Efi Dhedhes e njëkohësisht gazetar në Why Not nga Roza Lati.

Advertisements

Vetë dy vajzat e showbizit nuk kanë bërë ndonjë reagim për mikun e tyre, u cili u vu në pranga së bashku me shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Advertisements

Ata u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

Gjatë kohës që Efi ishte në Big Brother, Xhoi Bare dilte në intervista si menaxheri i saj. Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagram-in madje pas herës së parë që doli Efi ata ishin bashkë me pushime në Tailandë.

Në një përshkrim për veten në Instagram, ai shkruante “djalë deti”, e duket se i gjithë aktiviteti i tij në këtë sezon veror ishte në shitjen e kokainës, për turistët, apo edhe VIP-at që frekuentojnë plazhet e jugut.