Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u arrestua dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës për dy dosje.
Advertisements
Sot doli në gjyq për masën e sigurisë. Por çfarë mendojnë ministrat dhe deputetët, majtas dhe djathtas për prangosjen e Dakos.
Advertisements
“Drejtësia të bëjë punën, nuk e komentojmë” u shpreh ministrja Evis Kushi. “Drejtësia mbi të gjitha, drejtësi e pavarur. Dako nuk ka qenë ndonjëherë kolegu im. Se s’kam qenë anëtar kryesie” tha deputeti Bujar Çela.
“Distancimi politik është i qartë. Përgjegjësia personale” tha deputeti Fadil Nasufi. “Kush ka gabuar duhet të paguajë. Jo për atë po për të gjithë” tha deputeti Dashamir Shehu.
Advertisements