Bebe Rexha ka thyer tani më dy rekorde në zhanret dance/electronic dhe country në top-listat e Billboard.
Advertisements
Unë kam qenë e bekuar që kam këngë hit në zhanre të ndryshme gjatë karrierës sime. Gjetja e këtij lloji suksesi si në top-listat e dance/electronic ashtu edhe në atë contry është diçka për të cilën jam vërtet krenare!
Advertisements
Të kesh muzikën time të rezonojë me kaq shumë njerëz dhe top-lista në zhanre të shumta është e mahnitshme dhe do të thotë shumë për mua, pasi nuk kam dashur kurrë të futem në një zhanër të vetëm”, tha Rexha.
Bashkëpunimi “I’m Good (Blue)” i Bebe Rexhës me David Guettan, qëndron në krye të top-listës së këngëve më të mira dance/electronic prej 37 javësh, duke kaluar rekordin e mbajtur deri më tani nga Dua Lipa, e cila me këngën e saj “Cold Heart (PNAU Remix)” në bashkëpunim me Elton John, qëndroi në vendin e parë të kësaj top-liste për plot 36 javë.
Por Bebe Rexha një sukses akoma më të madh e kishte arritur edhe në top-listën e këngëve më të mira të Billboard në zhanrin country në vitin 2019, me këngën “Meant To Be”, ku kishte qëndruar plot 50 javë në vendin e parë në këtë top-listë.
Advertisements