Euglen Halilit ditën e sotme përpara drejtësisë ka rrëfyer se i kreu vrasjet pasi ishte në kushte të rendura ekonomike.
Advertisements
Halili ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet e kanë marrë nga Erion Alibej duke shtur se në atë periudhë Xhuliano Hoxha ishte në kushte të vështira ekonomike dhe i duheshin para për të jetuar.
Advertisements
Alibej e ka kontaktuar Hoxhën fillimisht për të vëzhguar Emiljano Ramazanin. Alibej sipas tij i ka dhënë Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar që të qëndronin në komunikim me njëri tjetrin.
Sipas prokurorisë Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha nuk kishin dijeni që për të kryer ekzekutimit ishte kontaktuar Nuredin Dumani. Halili ka deklaruar Xhuliano Hoxha ka marrë nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin. Ai kërkonte të vriste Emiljano Ramazanin pasi kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si “Masakra e Bradasheshit” në Dhjetor të vitit 2018.
Advertisements
Në atë ngjarje u vranë vëllai xhaxhi dhe një mik i familjes Alibej. Halili ka shpjeguar se ai se ka takuar asnjëherë Erjon Alibejn dhe as nuk ka folur pasi ai komunikonte vetëm me Xhuliano Hoxhën.
Në 19 korrik të 2020 është tentuar të vritej Emiljano Ramazani por atentati nuk është finalizuar pasi në tavolonë me të janë ulur edhe persona të tjerë. Ai u ekzekutua një ditë më pas poshtë shtëpisë së tij me 6 plumba të një pistolete TT.