Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka paralajmëruar telashe për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit është përfshirë ditët e fundit në konfliktin Serbi-Kosovë me arsyetimin se po mbron kauzën kosovare, edhe pse në prapaskenë po bën lojën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Advertisements
Rama njoftoi javën që shkoi se i ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz një draft për krijimin e asociacionit të komunave serbe, i hartuar siç tha, nga ekspertë të nivelit më të lartë europian dhe amerikan. Kryeministri Rama deklaroi se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili merr në merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës, duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Por ky vendim i shefit të qeverisë shqiptare duket se është një lëvizje e gabuar.
Advertisements
Ka qenë avokat Ngjela,i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” theksoi se vendimi i Ramës rrezikon ta “hedhë në erë” atë nga karrigia e kryeministrit. “Të dyshimta në fakt. Rama nuk ka qenë ndonjëherë me Kosovën kështu që të shohim do të jetë akoma kryeministri i Shqipërisë. Po ai nuk ka qenë për bashkimin kombëtar dhe as për pavarësinë e Kosovës, që nuk mbron interesin shqiptar ajo dihet”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.
Situata në PD
Advertisements
Më tej avokat Spartak Ngjela është ndalur edhe tek situata brenda opozitës e veçanërisht asaj në Partinë Demorkatike dhe “Foltore”. I drejtpërdrejt në atë që thoshte, avokat Ngjela tregoi arsyet se pse Sali Berisha nuk do ta marrë kurrë drejtimin e PD, ndonëse vetë dhe me ndihmën e enturazhit të tij po përpiqet të pengojë rikthimin e Lulzim Bashë në krye të selisë blu.
“Nuk duhet se ka ndonjë lider. Sa kohë aty është Berisha nuk kanë perspektivë se nuk i pranon Perëndimi. Një parti e djathtë që se pranon perëndimi nuk ke perspektivë sot në Shqipëri. Tani të shohim se çfarë do të bëjnë, duhet të nxjerrin një lider, sepse Saliu është ‘non-grata’ në Amerikë dhe PD e ka përjashtuar .
Nëse ata nuk do dinë të manovrojnë do të jenë në krizë. Fakti që Berisha nuk largohet dëmton PD. Shqipërinë e lë pa një parti të djathtë”, u shpreh ai.
Arrestimi i Dakos
Ndërkohë Spartak Ngjela, ka folur për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.“Ai u arrestua për shpërdorim detyre lidhur me pozicionin që ka pasur si kryetar bashkie në Durrës. Ai “non grata” është për ligjin amerikan, po ta marrin ata për krimet e tyre do të njoftojnë”, tha ai. Gjithashtu, Ngjela theksoi se fakti që nuk është arrestuar përpara 14 majit, tregon se janë treguar të matur sepse do të dëmtonte procesin në Durrës.
“Akuzat, a kanë lidhje edhe me një përftim monetar të kryetarit të Bashkisë në funksion të shkeljeve? Kjo mbetet për t’u provuar. Arrest shtëpie nuk mund të jepet dot sepse janë dy vepra penale për të cilat hetimi nuk dihet se si mund të shkojë. Nuk u arrestua para zgjedhjeve sepse dëmtohej imazhi socialist në Durrës.
Fakti që ky deklarohet si mik i afërt i Ramës, dhe ai nuk ka nevojë ta shprhe se ai ka qenë kryetar bashkie në Durrës. Dhe pyetja bëhet kështu, që pikërisht për këtë figurë të rëndësishme të PS vjen akuza dhe e arreston. Rama po të kishte forcë nuk e arrestonin. Kjo tregon se SPAK nuk ka lidhje me Ramën”, nënvizoi Ngjela gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”.