Tragjedia me 79 viktima në brigjet greke, qeveria del me njoftimin e fundit

Qeveria greke ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas tragjedisë me 79 emigrantë të vdekur nga mbytja e anijes në ujërat ndërkombëtare pranë Pylos.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth 75 km në jugperëndim të rajonit jugor të Peleponezit të Greqisë.

Advertisements

104 emigrantë u shpëtuan dhe për 4 prej tyre u raportua se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Kryeministri shpalli tre ditë zie kombëtare nga dita e sotme, e mërkurë, 14 qershor 2023, ora 21:00 deri të shtunën, 17 qershor 2023, ora 21:00 për viktimat e ditës së sotme.”, thuhet në njoftim.