Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish-shoferit të Ardi Velit, Sokol Idrizaj për kontrabandë dhe pastrim parash.
Advertisements
E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, gazetarja Aulona Kadillari deklaroi se i përfshirë ëhstë dhen jë biznesmen i njohur, i cili ka në pronësi një argjendari të njohur në Tiranë. Sipas saj, mallrat merrehsin nga Franca dhe më pas shiteshin në vendin tonë.
Advertisements
“E gjitha familja e shoferit të Ardi Velit është ndaluar. Pra Sokol Idrizaj, gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre. Një vajzë është lënë në arrest shtëpie, tjetra në detyrim paraqitjeje. Pasuria mund të jetë vendosur me anë të aktivitetit kriminal. Ka pronarë argjendarie. Një ndër argjendaritë më të njohura në vend. Biznesmeni është arrestuar. Sendet me flerë mereshin nga Franca, mblidheshin nga disa persona. Gjithçka ka filluar me vajzën e Idrizajt. Këto bizhuteri vinin në Shqipëri së bashku me para cash, dhe ato më pas shiteshin në argjendari të ndryshme të Tiranës ose nga personat vetë. 3.4 kg bozhuteri floriri. Janë futur në Shqipëri 2.1 milionë euro kash dhe 52 mijë franga.
Ashtu si në autobusin në Durrës që vitne nga Bari, ku paratë ishin fshehur në tavan, kështu transportoheshin dhe këto para. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet franceze. Ndërkohë dyshohet se janë përfshirë në skemë dhe efektivë të policisë kufitare.”- tha gazetarja.