Arrestohet i shumëkërkuari në vendin fqinj, ishte shpallur në kërkim për vrasjen e…

2 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë kapur nga policia dhe do të ekstradohen nga Greqia dhe Franca.

Advertisements

I esktraduari nga Greqia është i akuzuar për ekzekutimin e 2 shtetasve (babë e bir), në Elbasan, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Advertisements

I esktraduari nga Franca, i dënuar me 5 vjet burgim akuzohet për shpërndarje të lëndës narkotike kanabis në doza, në afërsi të shkollave.

“Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, është kapur në Greqi dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi J. L. alias O. L. Alias G. L., 44 vjeç, banues në Gjirokastër. Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Paris, është kapur në Francë dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi Redi Dizdari, 43 vjeç, i dënuar më parë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Të dy shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.