Shiu i rënë gjatë mesditës së sotme ka përmbytur qytetin e Kuçovës. Thuajse të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Advertisements
Më problematike situata paraqitet në hyrje të qytetit duke filluar nga “rreth-rrotullimi i Ullirit” e deri tek nëntë-katëshi dhe në lagjet:
Advertisements
“Llukan Prifti”, “1 Maji”, “11 Janari” dhe “Tafil Skëndo”.
Përmbytjes nga shiu nuk i ka shpëtuar as nënstacioni elektrik që ndodhet në hyrje të qytetit të Kuçovës.
Fakti që nënstacioni elektrik ndodhet nën ujë ka bërë stakimin e energjisë elektrike në disa fshatra të Kuçovës.
Pothuajse të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit. Shkak për këtë përmbytje që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Kuçovë janë bërë bllokimet e kanalizimeve.
Edhe pse banorët kanë kërkuar disa herë marrjen e masave për zhbllokimin e kanalizimeve deri më sot nuk është bërë asgjë për mbajtjen e situatës nën kontroll dhe evitimin e përmbytjes së rrugëve.