Trupi i pajetë i një mashkulli rreth 30-40 vjeç është gjetur mbrëmjen e kaluar në Rasquera, Spanjë.
Advertisements
Mediat iberike raportojnë se trupi i pajetë, që dyshohet se i përket një shtetasi shqiptar, është gjetur nga pronari i një ferme rurale në Rasquera, në Ribera d’Ebre. Trupi i të riut, i cili ndodhej në një fermë pranë autostradës T-302, nuk kishte lëndime të jashtme, përveç disa gërvishtjeve.
Advertisements
Edhe pse në fillim policia mendoi se ishte një vdekje aksidentale, pasi viktima nuk kishte as plagë me thikë dhe as armë zjarri, mjekja ligjore që mori në dorë çështjen, pas autopsisë konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje për motive kriminale.
Për momentin, burri nuk është identifikuar dhe po punohet për të zbuluar se kush është ai. Aktualisht nuk ka të dhëna për persona të zhdukur të kësaj moshe në zonë dhe kjo do komplikojë më tej detyrën e policisë katalanase, jo vetëm në identifikimin e plotë të tyre, por edhe në përpjekjen për të identifikuar autorin ose autorët e krimit.
Hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj çështje dyshojnë se ajo mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe kultivimin e marijuanës. Sipas tyre bizneset e paligjshme të përhapura në gjithë vendin, plantacionet e brendshme, të fshehura në pyll dhe në fusha të braktisura, kontrollohen nga njerëz, të rinj, të kombësisë shqiptare, të cilët bëjnë detyra kopshtarie. Pranadaj edhe hetuesit po konsiderojnë mundësinë që njeriu i gjetur i vdekur të jetë i kombësisë shqiptare.