Albert Pashaj, i arrestuar si porositës i dy atentateve ndaj Aredin Beharit, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Advertisements
Në seancë ka pretenduar se nuk ka lidhje me asnjërën nga dy ngjarjet e ndodhura në vitet 2017 dhe 2019.
Advertisements
Ai ka pranuar se njeh Henrik Hoxhajn pasi janë nga e njëjta zonë. Por, ka pretenduar se nuk i ka dhënë asnjë porosi.
Pavarësisht pretendimeve të paraqitura nga i dyshuari gjykata ka vendosur burg për Albert Pashain.
Advertisements
Sipas SPAK Aredin Behari, i cili i shpëtoi dy atentateve kishte një konflikt pronësie me porositësin për tregtimin e naftës.
Ka qenë dëshmia e Henrik Hoxhajt ajo që ka fundos të arrestuarin, pasi i penduari tregoi për hetuesit se mori 80 mijë euro bashkë me Skerdi Tasen për të kryer vrasjen.
Biznesmeni Aredin Behari, herë pas herë është vënën nën presion nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj. Kjo, pasi pretendonin se ai nuk kishte shlyer një borxh të vjetër.
Për shkak të presioneve të vazhdueshme, Behari i dha rreth 40% të aksioneve të kompanisë së tregtimit të naftës Albert Pashajit.
Por sërish ata pretendonin se ai kishte pa shlyer shuma të tjera monetare dhe për këtë i morën një banesë në qytetin e Fierit.
Këtë pasuri Behari e fitoi nëpërmjet proceseve gjyqësore, pasi gjykata e Apelit në Vlorë i njohu atij pronësinë.
Sipas SPAK, gjatë kësaj kohe Albert Pashaj pa dijeninë e vëllait tjetër Ardjanit, i ofroi Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasin 80 mijë euro për të ekzekutuar Aredin Beharin.
Për shkak se dy atentatet e ndodhura në vitin 2017 dhe 2019 kanë dështuar. Herën e parë për shkak se objektivi u shpëtoi plumbave pasi u shtri. Dhe herën e dytë pasi autorit iu bllokua arma. P
as dy ngjarjeve Hoxhaj e Tase i kanë kthyer sërish shumat monetare Pashait.