Reperi i njohur Noizy ka publikuar foton e kushëririt të tij Eraldo Musteqja i cili i vuri flakën lokalit në pronësi të tij në orët e para të mëngjesit.
Advertisements
Ai shkruan se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri por më pas u bë besimtar ekstremist duke krijuar besime të forta se lokalet nuk duhet të shesin alkol dhe muzika është haram.
Advertisements
“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.
Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan ai.
Advertisements