Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sumë në Shkodër, ku babë e bir kanë mbetur viktima të ngjarjes.
Advertisements
Blutë bëjnë me dije se në rrethana që janë ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gjokë Gurra 57 vjeç dhe djali i tij, Eduart Gurra, 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Advertisements
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.