Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka qenë kryetemë e mediave mëngjesin e së enjtes. Kjo pasi për të dytën herë radhazi, lokali i tij u përfshi nga zjarri brenda një muaji, në atë që dyshohet të jetë një zjarrvënie e qëllimshme.
Advertisements
Vet reperi i hitit “Jena mbretër” bëri një reagim publik në rrjetet sociale, duke publikuar fotografinë e personit që dyshohet se ka djegur lokalin e tij, duke thënë se motivet e ngjarjes kanë qenë bindjet e tij fetare.
Mirëpo vetëm pak minuta pasi e ka bërë këtë, Noizy është bërë pishman duke e larguar postimin dhe fotografinë e personit, gjersa ka reaguar me një tjetër shkrim, ku ka shprehur indinjatën e tij me ata që e keqkuptuan deklaratën e tij.
Advertisements
“Sa idiotë ka kjo tokë s’e dija, kur robi thotë është bërë ekstremist këta duan ta marrin se s’bën për keq. Mund të ishte edhe ekstremist katolik more idiota. Si ai që vrau 50 veta në Xhaminë e Zelandës së Re. Ekstremist me besime ekstreme o njerëz të trashë”, shkroi ai. Personi në fjalë është arrestuar nga autoritetet për veprën e kryer.