Barriera metalike i çan mes për mes makinën, shpëton mrekullisht shqiptari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vasto , në via Cardone, Itali.

Advertisements

Pak pas orës 22:00, një 40-vjeçar shqiptar që po lëvizte me një mjet tip “Mercedes”, për arsye ende nën hetim nga policia, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Advertisements

Përplasja ka qenë aq e fortë, sa barrierat metalike kanë shpuar mes për mes makinën e shqiptarit, por fatmirësisht në pjesën e pasme të pasagjerëve.

Shqiptari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin Vasto pas operacioneve të vështira për nxjerrjen e tij nga makina e aksidentuar.

 

<iframe width=”650″ height=”350″ src=”https://www.youtube.com/embed/x1ig0fbjsRc” title=”Grave incidente a Vasto: Mercedes trapassata dal guardrail” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>