Policia e Shtetit nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen në mesnatë në Krujë. Ramazan Sino humbi jetën në vend nga plumbat. Dy nipërit e tij, që janë djemtë e shënjestrës, Gentjan Bejtja janë plagosur dhe ndodhen në spital, njëri në gjendje të rëndë.
Advertisements
Bejtja i trembej dhe e priste këtë gjë, pasi ka kërkuar azil në Norvegji fillimisht e më pas në Suedi, por kërkesat për azil nuk i janë pranuar. Ai i ka shpëtuar dhe dy atentateve të tjera. Kjo ishte hera e tretë.
Advertisements
Por kush e do të vdekur këtë personazh?
Kjo ishte hera e tretë që u shpëtonte atentateve. Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e të fortëve të Niklës duke shoqëruar tre persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar për atentatin.
Advertisements
Në vitin 2022 ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.
Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.
Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.
Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013.