Ndodh në Berat! Policia shkon të arrestojë të riun në mes të mbrëmjes së maturës, ai i ulet në gjunjë të dashurës…

by editor

Një video e propozimit në mbrëmjen e maturës ka pushtuar rrjetet sociale dhe është shpërndarë kudo.

Advertisements

Një djalë i cili duket sikur arrestohet nga policia dhe më pas i ulet në gjunjë të dashurës së tij ta propozoj për martesë qarkullon gjithandej. Nauni dhe Etjona janë nga Ura Vajgurore e Beratit . Nauni 25 vjeç dhe Etjona 19 vjeç nuk janë të dy maturant.

Advertisements

Një video e propozimit në mbrëmjen e maturës ka pushtuar rrjetet sociale dhe është shpërndarë pafund. Nauni 25 vjeç vendosi t’i bëjë të dashurës së tij Etjonës 19 vjeç një propozim për martesë të pazakontë. Gjatë festës së maturës, atë e marrin disa truproja që e nxjerrin me dhunë jashtë duke panikosur Etjonën e cila i pyeste se çfarë ka bërë.

Në një moment Nauni ulet në gjunjë, kthehet nga e dashura e tij dhe i zgjat unazës. Vajza emocionohet dhe i drejton dorën për t’i vendosur unazën, ndërkohë që të gjithë të rinjë e maturës po duartrokisnin.

Advertisements

Çifti ka qenë i ftuar në emisionin Shqipëria Live, ku kanë treguar emocionet e tyre dhe se di erdhi ideja e këtij propozimi.

Nauni: Kishte nja një orë që kishte filluar mbrëmja, po hanim, po pinim, po kërcenim brenda.

Arjon Muça: Po them për projektimin. E kishe menduar më përpara?

Nauni: Jo, jo fare. Ishte e momentit. Dola jashtë me çunat po pinim duhan dhe thashë ore unë jam që jam, dasmën e kam, a nuk do e propozoj fare? Për unazën, kam mikun tim që ka argjendari… Pastaj kapa drejtoreshën, se nuk mund të bëja një veprim të tillë pa folur me drejtoreshën sepse unë isha i ftuar atje, nuk ishte matura ime. Drejtoreshës i pëlqeu si ide goxha.

Pra sipas Naunit i gjithë plani për propozim u bë vetëm brenda gjysmë ore dhe rezultoi një propozim që u pëlqye nga të gjithë dhe që u bë virale kudo nëpër rrjetet sociale.

You may also like