Vranë në atentat gabimisht kunatin e Gentian Bejtës si dhe plagosën fëmijët, Klodiana Lala zbardh gjendjen shëndetësore të dy djemëve

by editor

Atentati i orëve të vona të mbrëmjes të së martës ka tronditur Krujën pas krismave të armës ku vranë gabimisht kunatin e Gentian Bejtës, Ramazan Sino si dhe mbetën të plagosur dy fëmijët e mitur.

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala raporton se djali 10-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka mundur të flas për grupin hetimor.

Advertisements

Ndërkohë që vëllai i tij 13-vjeçar është në gjendja më të stabilizuar, por mjekët nuk e konsiderojnë ende se e ka kaluar rrezikun.

Gentjan Bejtja nuk është paraqitur për të parë nga afër fëmijët e tij dhe nuk është gjendur nga prokuroria. Ai është një personazh me shumë dritëhije i botës së krimit. Bejtja ka qenë mik i ngushtë me Stafukën e zhdukur, personi që kontaktoi i fundit me biznesmenin e vrarë të kromit Iljaz Calit.

Advertisements

Kjo ngjarje dëshmoi së pari që kundërshtarët e Gentjan Bejtjas janë të interesuar ta eliminojnë me çdo kusht, pasi nuk kursyen as fëmijët e mitur dhe ekzekutuan një person që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarje kriminale në vend. Në vendin e ngjarjes janë gjetur nga grupi hetimor 24 gëzhoja.

Kjo ngjarje sipas hetuesve duhet të hetohet me shumë ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në aksin Fushë-Krujë Lezhë pasi mund të hidhet dritë dhe mbi ngjarje të tjera të shumta kriminale. Gentjan Bejtjas mund t’i ofrohet dhe statusi i të penduarit nga drejtësia.

You may also like