Shkencëtarët japin alarmin për gazrat që lëshohen në ajër si dhe për ndryshimet klimatike. Ata paralajmërojnë se ndërsa klima vazhdon të ndryshojë nga gazrat që lëshohen në ajër, gjithnjë e më shumë njerëz po rrezikohen nga tymi vdekjeprurës i zjarreve.
Advertisements
Bota regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë të hënën ndërsa temperaturat u rritën në të gjithë globin. Qendrat Kombëtare të SHBA njoftoi se regjistroi një temperaturë mesatare globale prej 17.01 gradë Celsius. Kjo tejkalon nivelin më të lartë të mëparshëm prej 16.92 gradë Celsius që u regjistrua në gusht të vitit të 2016.
Advertisements
Referuar të dhënave më të fundit Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po “shkrumbohen” 3 herë më shumë nga zjarret se çdo vit në krahasim me vitet 1980, teksa studimet e fundit parashikojnë që situata do vazhdojë të përkeqësohet.
Ndërsa shumë njerëz të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur mund të pyesin veten nëse ky është një “normaliteti i ri”, disa shkencëtarë thanë për Associated Press se problemi i tymit dhe zjarreve do të përkeqësohet në mënyrë progresive. Kjo do të vazhdojë derisa bota të reduktojë ndjeshëm emetimet e gazrave serrë, gjë që nuk ka ndodhur pavarësisht negociatave ndërkombëtare dhe synimeve të larta.
Advertisements
Për njerëzit e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur dhe tymit të zjarreve kërcënimet në rritje për shëndetin janë pjesë e realitetit të ri. Edhe Evropa po përballet me ndryshime te dukshme klimatike. Observatorit Evropian të Thatësirës, në të dhënat e fundit thekson se më shumë se një e treta e kontinentit është aktualisht nën një paralajmërim thatësire.
Në një studim të zhvilluar së fundmi nga një universitet në Austri sugjeroi se Evropa tani po humb rregullisht shumë më tepër ujëra nëntokësore sesa po zëvendësohet nga reshjet.