Krim HORROR/ 22-vjeçari varros TË GJALLË të dashurën sepse i kërkoi të ndaheshin

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një 22-vjeçar ka varrosur të gjallë të dashurën e tij.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, i riu e vrau 21-vjeçaren në shenjë hakmarrjeje, pasi ajo i kërkoi të ndaheshin.

Advertisements

Ai e rrëmbeu atë nga puna, e lidhi me shirit dhe kabllo dhe e varrosi të gjallë. I riu dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e saj përpara se ta rrëmbente.

Trupi i të resë u gjet i varrosur në një varr të cekët në Moralana Creek, në Australinë e Jugut.

Advertisements

Ajo u gjet me duart e lidhura pas shpine me kabllo dhe këmbët të lidhura me shirit, ndërsa autopsia zbuloi se shkak i vdekjes ka qenë asfiksimi, duke treguar se ajo ishte varrosur e gjallë.

You may also like