Autori e shiti në një servis për 10 mijë lekë/ Si arriti policia të gjente Rruzhdi Hoxhën me anë të telefonit të tij

by editor

Në dosjen e zbardhur nga Top Channel, bëhet me dije se numri i përdorur nga Rruzhdi Hoxha është gjetur në një dyqan celularësh pranë shkollës Bajram Curri në Tiranë.

Advertisements

Pronari i dyqanit Sami Hajdari u shpreh se atë celular, e ka shitur një person i njohur nga ai me vlerën e 10 mijë lekëve të vjetra.

Advertisements

Brenda në celular siç ka treguar Hajdari ka qenë edhe numri i përdorur nga viktima. Gjatë hetimit të kësaj karte, policia ka bërë të mundur zbardhjen e itinerarit të lëvizjeve të viktimës para se të zhdukej.

“Është bërë e mundur nëpërmjet kontrollit të qelizave të vendndodhjes gjetja e numrit të telefonit të shtetasit Ruzhdi Hoxha, i cili është 0694001242, i cili është gjetur tek një dyqan celularësh pranë shkollës Bajram Curri. Në deklarimin e shtetasit Sami Hajdari pronari i dyqanit të servisit të celularëve, rezulton se një ditë kohën e saktë nuk e kujton ka ardhur një person që njihet prej tij dhe e ka pyetur për një telefon të thyer, pasi kanë rënë dakord ai e ka shitur për vlerën 10 mijë lek të vjetra. Këtë telefon pasi e ka hapur ka gjetur kartën e telefonit, të cilën me pas e ka përdorur në ditë të ndryshme për të provuar telefonat që rregullonte në dyqan.

Advertisements

Telefonin e rregulluar me pas ja ka shitur një shtetasi tjetër. Me pas ky shtetas ka vënë në dispozicion edhe telefonin celular i cili ka qenë në përdorim të shtetaist Ruzhdi Hoxha i markes Samsung A21.

Me datë 04.11.2021 është përpiluar proçesverbali i sekuestrimit të tre aparateve celulare ku ka qënë e vendosur karta Sim e shtetasit Rruzhdi Hoxha. Janë sekuestruar në dyqanin e shtetasit Sami Hajdari me proçesverbalin që mban datën 05.11.2021 dy aparate celulare: 1. Një aparat celular i markës Samsung A21S me ngjyrë të zezë, me dy nr, IMEI 351662819602103101 dhe IMEI2 .5246521360210411. 2. Një pjesë aparati celular i markës Samsung me ngjyrë të zezë me nr.MY20200919.

I është marrë deklarimi shtetasit Ilmi Selimi, i cili ka deklaruar ndër të tjera se në një lulishte pranë banesës se tij ka gjetur një telefon, vend i cili përkon me adresen Rr. Shyqyri Peza, ne krah të kopshtit nr.27, deklarimi i cili është fiksuar edhe në procesverbalin e verifikimit te thënieve. (itinerari i rruges qe ka pershkruar shtetasi Fredi Rrushi ne kthim).

Nga administrimi i tabulateve të shtetasit Ruzhdi Hoxha me nr. 0694001242, telefonata e fundit është ajo datës 21.10.2021 ora 23.42 me numrin e telefonit 068565859, në përdorim të shtetasit Ajet Sinani Fejzo (në deklarimet rezulton se Fredi Rrushi i ka kërkuar këtij shtetasi ta marre në telefon Rushdiun pasi ky i fundit nuk ja hapte telefonin).

Nga tabulatet e marra pranë kompanisë Albtelecom në lidhje me numrin 0677272774 i deklaruar nga ana shtetasit Fredi Rrushi, rezulton se ky numër është i regjistruar në emrin e shtetasit Marsel Velillari, i cili është aktivizuar në datën 16.05.2021.

Sipas tabulateve rezulton se numri i përdorur nga Fredi Rrushi në datën 21.10.2021, nuk ka thirrje me numra, por vetëm ka përdorur thirrje nëpërmjet internetit.

Nga ora 11.35 pm, ka bërë bërë intenerarin Caza Italia, Gjergi legisi, mëzez, në orën 12.17. AM, ka lëvizur në antenat e Autostrades Tiranë – Durrës, më pas Gjergi Legisi ,spitali ushtarak Rr. Lord bajron, rruga 5 maj, Kinostudio ( 12.41 AM) , Fresku (dt.22.10.2021 12.50.Am), Qesarak (12.52 AM -12.55) më pas Linzë ( 12.56 ) Zallbastar (01.11 Am), Rrëza e Dajtit ( 1.16 AM) Murrizë ( 1.18 AM).

Ne zonën që mbulohet nga 3 antenat Murriz, rrezja e Dajtit dhe Zallbastar qëndron deri në orën 02.44 AM, më pas në orën 03.32 Am sipas qelizave tregohet se ai është në zbritje në zonën e Linzës, (ku intereferojnë antenat e Saukut), me pas në orën 03.47 vjen në zonën e Qesarakut. Orën 03.48 qeliza ndërthuren Oxhak – Kiinostudio. Në orën 03.51 Am është në zonën që mbulohet në Rr. Njazi Meka, e më pas në Rr. 5 maji, më pas ne Rr. Gjergi Legisi deri në orën 05.26 Am. Nuk ka më biseda deri në orën 05.26 ku antena e logon ne zonën e Rr. Gjergji Legisi, Jordan Misja, Kinostudio ( 11.03), Fresku ( 11.11- 11-24 ), Qesarak ( 11.24) më pas në zonën ku interterojnë antenat unx- Gracen-_Kërrabe dhe në vazhdim në zonën e Klosit (1.32 pm).

Këto antena me gjithë interferimet e pakta që mund të ndodhin për shkak të zonave ku ndodhen antenat, përputhet me këqyrjen e bëre të kamerave të lëvizjes së automjetit të të dyshuarit Fredi Rrushi.”- thuhet në dosjen hetimore./ Top Channel

You may also like