Kryeministri Edi Rama do të nisë sot turin Ballkanik në prag të samitit të procesit të Berlinit.
Advertisements
Kreu i qeverisë ka publikuar agjendën dy-ditore nga turi në 5 kryeqytete të Ballkanit, ndërsa në pikëpyetje është takimi me homogun kosovar Albin Kurtin.
Advertisements
“Në pritje të konfirmimit”, shkruhet në agjendën e Ramës, ku është planifikuar pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kryeministri Rama do e nisë turin në Maqedoninë e Veriut, ku është planifikuar të takojë homologun Dimitar Kovaçevski në orën 11:00, ndërsa në 12:00 do mbahet konferenca e përbashkët.
Advertisements
Pasditen e sotme, Rama do të jetë në Prishtinë, ku i konfirmuar është takimi me Vjosa Osmanin në 16:00 dhe me Glauk Konjufca në 17:15.
Mëngjesin e së premtes, Rama do udhëtojë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të takohet me kryetarin e Këshillit të Ministrave në 10:55 dhe në 11:40 do mbajnë konferencë të përbashkët.
Më pas do udhëtojë në Mal të Zi, ku në 13:45 do takohet me homologun Dritan Abazoviç dhe do mbajnë konferencën e përbashkët në 15:40. Në orën 16:00 do takohet me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Ndërsa në 19:30 do takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe 30 minuta më vonë do mbajnë konferencën e përbashkët.