Italia jugore dhe qendrore dhe Evropa juglindore pritet të përfshihen nga një valë mjaft e fortë e vapës verore si pasojë e depërtimit të masave mjaft të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore. Njëkohësisht një masë ajrore e thatë anticiklonike po ashtu pritet të largojë dhe dëbojë vranësirat e shiut për një kohë.
Advertisements
Vala e nxehtësisë do të fillojë në Itali së pari gjatë fundjavës, për tu përhapur drejt Ballkanit gjatë javës së re.
Advertisements
Shtetet që do të përfshihen nga ajri i “sertë” afrikan janë Italia, Shqipëri, Kosova, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Turqia. Më së shumti pritet të “goditen” Italia, Greqia, Bullgaria, Turqia, Shqipëria etj. ku temperaturat do të arrijnë 40 gradë Celsius, madje lokalisht edhe më shumë.
Advertisements
Edhe Sllovenia do të përfshihet po jo për shumë gjatë dhe se nuk priten temperatura shumë ekstreme atje, ndërsa shkurtimisht do të përfshihet edhe jugu i Gjermanisë i cili pastaj do të freskohet nga masat e freskëta që vijnë nga Atlantiku.
Në tërë këto shtete temperatura do të shkojë mbi 35 gradë Celsius duke përfshirë edhe Kosovën, ndërsa mbetet të shihet nëse do të kemi thyerjen e ndonjë rekordi dhe për këtë duhet të përcjellim evoluimin e situatës sinoptike gjatë ditës të ardhshme.
Në territoret tona vala e nxehtësisë fillon në fillim të javës së re dhe kulmon afër fundit të javës duke vazhduar edhe gjatë fundjavës. Sipas ecurive aktuale sinoptike zhvillime të rrebesheve të shiut nuk do të ketë për disa ditë me radhë, por nëse ndodhë ndonjë ndryshim (e që vështirë që mund të ndodhë) do tju njoftojmë me kohë.