Vrasje, dajak dhe armën në kokë! Bëmat e fisit “Rraja” që “shkelën” shtetin

by editor

Në 24 orët e fundit kryefjalë në Shqipëri është dhuna që ushtroi familja dhe fisi Rraja, i deputetit socialist Rrahman Rraja kundër dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja të cilët u ankuan për shpërthime te gurores pasi po u shembet shtëpia. Në kërkim për momentin janë njerëzit kryesorë të dhunës, djali dhe dy vëllezërit e deputetit socialist.

Advertisements

Por kjo nuk është hera e parë që janë në qendër të vëmendjes për dhunë, vrasje, plagosje, shantazh dhe kërcënime. Më poshtë po listojmë disa nga rastet kur familja dhe fisi i deputetit kanë tronditur opinionin publik.

Advertisements

Fillimisht opinioni publik mësoi për ta kur djali i deputetit, Rexhep Rraja, u akuzua se kishte dhunuar barbarisht ish- të dashurën, ndërkohë që policia nuk kishte lëvizur për të mbrojtur vajzën me emrin Xhisiela. Pikërisht kur opinioni publik i tronditur u vendos në krah të Xhisielës, kjo e fundit vendosi të mbronte ish- të dashurin e saj. Nuk ka dyshime se përse ndodhi kjo gjë.

Redjan Rraja është emri tjetër, kushëri i deputetit. Ky i fundit akuzohet për një nga ngjarjet më të rënda, atentatin me armë ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ramazan Rraja është emri tjetër i radhës i fisit që është bërë i njohur.

Advertisements

“Sefte” të paktën në media e bëri në gusht të 2019 kur rrahu barbarisht një grua brenda QSUT. Më pas vazhdoi me procedime dhe akuza të tjera deri sa u arrestua disa muaj më parë. Ky është nipi i deputetit. Kjo është vetëm maja e Ajsbergut të asaj që duket dhe që opozita ka denoncuar prej vitesh.

You may also like