Fleta metalike u shkëput nga kamioni dhe i preu qafën, futbollisti shqiptar humb jetën tragjikisht në Barcelonë (EMRI-FOTO)

by editor

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik teksa ishte duke udhëtuar me makinë në Barcelonë të Spanjës.

Advertisements

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Klaudio Mirashi me banim në Villorba të Trevisos, i cili ishte në Barcelonë të Spanjës kur ndodhi aksidenti i rëndë.

Advertisements

Sipas gazetës “Tribuna”, Mirashi ishte duke udhëtuar me një Mercedes A-Class, dhe pasi kishte lënë kushëririn e tij në aeroport, kishte kaluar përmes autostradës për t’u kthyer në Barcelonë.Në këtë moment, një fletë metalike rreth 20 centimetra që përdoret në ndërtim, është shkëputur nga një kamion që ndodhej para tij dhe ka çarë xhamin e parë të makinës duke e goditur 23-vjeçarin shqiptar në qafë.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, ku mjekët deklaruan vdekjen klinike të tij. Ditën e djeshme arkivoli me trupin e pajetë u kthye në Treviso, ndërsa sot i është dhënë lamtumira e fundit.

Advertisements

23-vjeçari Klaudio Mirashi me origjinë nga Shkodra kishte emigruar në vitin 2006. Ai ishte një djalë i talentuar në futboll dhe një sulmues premtues që ishte aktivizuar me ekipe të ndryshme si Villorba, Treviso dhe Chievo.

You may also like