I “thithi” rryma! Detajet e fundit, nga janë babai me dy djemtë që u mbytën në Kavajë?

Zbardhen detaje të reja nga tragjedia në bregdetin shqiptar, ku u mbytën tre persona.

Advertisements

Policia njofton se të tre viktimat janë nga Tirana. Babai me dy djemtë e mitur kanë ndërruar jetë mesditën e sotme në plazhin e Vilë-Boshtovës në Kavajë.

Advertisements

Babai rreth 55 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç u mbytën duke notuar.

Shërbimet e njësisë policore detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

E sotmja është një nga tragjeditë më të mëdha gjatë sezoneve turistike në Shqipëri.