Video/ Në gatishmëri gjatë temperaturave ekstreme, gazetarja e njohur bën gjestin e veçantë ndaj policit

Vijon të jetë i rënduar që prej orëve të mëngjesit trafiku në kryqëzimin e Shëngjinit, që lidh Lezhën me bregdetin apo edhe me Velipojën.

Advertisements

Pushues nga vendi, Kosova dhe emigrantët që i janë drejtuar bregdetit në këtë të diel të nxehtë korriku kanë qenë të shumtë.

Advertisements

Një aks problematik mbetet Tale-Kryqëzim i Shënkollit, piku i trafikut pritet edhe gjatë orëve të pasdites në krahun e kundërt.Gjatë raportimit live nën pikun e temperaturave të larta, gazetarja Brixhilda Deda i ofroi ujë një efektivi rrugor, i cili duhet të përballojë të nxehtin përvëlues duke orientuar mjetet.