I zhdukën emrin nga klipi edhe pse refreni i tij është bërë hiti i verës, çfarë thotë Klementi për Ledrin dhe Romeon

“Ma thoni ju”- është refreni i verës 2023. Pikërisht kjo frazë është kënduar nga Klementi, i cili u ftua në klip me Romeo Veshajn dhe Ledri Vulën.

Advertisements

Por, pati disa kritika pasi emri i të riut nuk figuronte në YouTube krah emrave të këngëtarëve. Ai po ashtu nuk shfaqej as në klip.

Advertisements

Lidhur me këtë ka folur Klementi në “Më prit në fundjavë” ku ka sqaruar se ishte dëshira e tij që emri t’i shfaqej te përshkrimi. Duke i cilësuar si fantastikë, ai tha se kanë projekte të tjera për verën.