PS propozoi legalizimin e kanabisit mjekësor, ja kush janë dy deputetët socialistë që abstenuan projektligjin

by editor

Këtë të enjte në një mbledhje urgjente dhe pa prezencën e opozitës, deputetët e mazhorancës kanë miratuar në komisionin e Ligjeve, pr.ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Advertisements

Drafti i Qeverisë ka marrë pro shumicën e votave të deputetëve socialistë, ndërkohë që Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë abstenuar.

Advertisements

Mësohet se teksa në Kuvend debatohej për arrestimin e Ahmetajt, në një nga sallat e katit të dytë të Kuvendit, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka thirrur mbledhjen e Komisionit dhe në rend të ditur ishte drafti i Qeverisë për legalizimin e kanabisit.Burimet bëjnë të ditur se mbledhja e zhvilluar në një nga sallat e Parlamentit ka zgjatur vetëm pak minuta dhe ambienti nuk ka qenë i pajisur me kamera dhe regjistrues.

Në përfundim të mbledhjes së shkurtër, kur Bushka e ka hedhur në votim projektligjin, dy deputetët Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko nuk kanë votuar pro si pjesa tjetër e grupit, por kanë abstenuar

Advertisements

You may also like