Tentoi t’i vidhte me forcë çantën një turisteje, identifikohet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Advertisements
Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili u identifikua dhe u shpall në kërkim nga Policia.
Advertisements
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së kallëzimit nga një turiste boshnjake se gjatë mbrëmjes, një shtetas kishte tentuar t’i merrte me forcë çantën e saj, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, brenda pak orësh, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Advertisements
– S. M., 25 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në lagjen 14, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin N. C., 34 vjeç, banues në Kavajë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.