Prej kohësh mediat australiane raportojnë për shtrirjen e mafias shqiptare deri në këtë kontinent të largët, por vdekja e dyshimtë e një milioneri atje, ka ekspozuar edhe njëherë faktin se sa shumë është shtrirë krimi shqiptar..
Advertisements
Gazeta “Sydney Morning Herald” shkruan se mafia shqiptare mund të qëndrojë pas vdekjes së biznesmeni multimilioner në Australi, Troy Kellett, 43 vjeç, bos i një kompania transporti. Ky i fundit humbi jetën në mënyrë misterioze para pak ditësh.
Advertisements
Kellet ra nga maja e një kontejneri në portin e Adelaides. Dyshohet se ai po kërkonte për një sasi droge, kur humbi jetën në mënyrë të dyshimtë. Policia po heton pasi dyshon se Kellett shërbente për të lehtësuar futjen e drogës nga mafia shqiptare në Australi.
Gazeta australiane shkruan se agjencitë federale po hetojnë për një lidhje me mafian shqiptare. Sipas tyre, kjo mafie është e lidhur me një fluks në rritje të drogës në Australi.
Advertisements
Një taskforcë e përbashkët ka arrestuar një importues shqiptar të drogës në Australi dhe kanë ngritur akuza të rënda ndaj tij. Ai mendohet se ka futur në Australi të paktën 16 ngarkesa droge pa rënë në sy.