Shtetasit Eduart Kullesi 27-vjeç dhe Rolando Shala, 26-vjeç, janë arrestuar nga policia e Durrësit për shpërndarje të lëndëve narkotike
Advertisements
Policia ka sekuestruar në parkingun në pronësi të 26-vjeçarit 2 pako me lëndë narkotike kanabis sativa dhe 103 doza gati për shitje.
Advertisements
26-vjeçari Shala rezulton një person nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Nga hetimet e policisë u provua se ai bashkëpunonte me 27-vjeçarin për të shpërndarë lëndë narkotike në zonën e Vollgës në qytetin e Durrësit.
Advertisements
Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, hetuesit gjetën gjithashtu një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.