Meme e gatshme, në Pogradec analizat e ujit merren me shishe birre

Në pikun e sezonit turistik, autoritetet vendore në Pogradec dhurojnë “show” me inspektimet e tyre.

Advertisements

Sektori i Shëndetit Mjedisor ka nxjerrë në terren inspektorët e saj për të monitoruar cilësinë e ujin të liqenit të Pogradecit nga Lini në Tushemisht.

Advertisements

Në këtë inspektim me qëllim monitorimin e parametrave fiziko-kimike dhe bakterologjike të ujit, inspektorët i kanë marrë mostrat e ujit me shishe birre.

Edhe në pamjet e mëposhtme, që janë bërë publike në rrjetet sociale nga vetë Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pogradec, mund të shihni se si inspektorët mbushin shishet e birrave me ujë liqeni për të kryer analizat.

Autoritetet krenohen me normat e ujit të marrë në inspektim, por pikëpyetje të shumta ngrihen për procedurën e punës me shishe birre dhe rezultatin e analizave.