Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin për 7 anëtarët e grupit kriminal, të cilët më 9 Prill të 2019-s grabitën 4.6 milionë euro në aeroportin e Rinasit.
Advertisements
Në Tetor të 2022-t, Gjykata e Posaçme dha 122 vite burg në total për autorët. Kështu, Klement Çala është dënuar me 20 vjet burg, ndërsa me nga 17 vjet burg janë dënuan 6 të pandehurit e tjerë: Eldi Çala, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkdon Bengasi.
Advertisements
I dyshuar për këtë ngjarje është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, por çështja në ngarkim të tij është ndarë pasi vazhdon që të jetë në kërkim nga autoritetet. Edhe pse kanë kaluar vite nga kjo ngjarje nga ana e grupit të hetimit nuk janë mundur që të gjenden paratë që janë grabitur. Gjatë arrestimit të të dyshuarve është gjetur një sasi shumë e vogël parash, që janë krahasuar me numrin e serive të parave të humbura nga bankat e nivelit të dytë.