Arrestohen biznesmeni dhe ish-drejtori në policinë e shtetit

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit në disa qytete, ku janë arrestuar disa police, biznesmenë dhe prokurori i rrethit Kukës.

Advertisements

Operacioni u zhvillua edhe në Tiranë. Në mesin e të arrestuarve është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është i njohur për lidhje me politikën.

Advertisements

Nga ky megaopracion i shtrirë në disa qytete është arrestuar edhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri.

Kujtojmë se Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë.

Në mesin e të arrestuarve është dhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës, Xhevahir Lita.