Pronat 20 mln euro të sekuestruara në Tiranë, i përkasin Paulin Gjergjit, 3 vite më parë u vra së bashku me Bujar Likën në Laç

Me dyshimin se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Prokuroria e Tiranës kërkoi sot sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ndue Gjergjit dhe familjarëve të tij.
Por në fakt, pronat me vlerë 20 milionë euro të sekuestruara në Tiranë, mësohet se i përkasin Paulin Markaj alias Paulin Gjergji.
Gjergji njihej dhe me emrin Ndue Gjergji, i cili rezulton të jetë dënuar në Itali për dy episode të trafikut të drogës.

Advertisements

Paulin Gjergji, mbeti i vrarë në lokalin “A and A” në Mamurras të Laçit, së bashku me Bujar Likën.
Ndue Gjergji, sipas Prokurorisë ka patur si emër të mëparshëm identitetin Paulin Markaj identifikuar nga Interpol Hollanda si i hetuar për pastrim parash.
Ky shtetas, thotë Akuza e kryeqytetit, është i njohur për krime që lidhen me drogën.

Advertisements

Më 2011, shtetasi Paulin Markaj ka dalë nga burgu ku ka qenë i arrestuar për drogë dhe është dëbuar nga Italia.
Më tej besohet se ai u kthye në Shqipëri ku dhe investoi në 31 asete pasurore.Më 30 maj 2020 në Kurbin, Markaj thënë ndryshe edhe me identitetin Paulin Gjergji u vra në një atentat të dyfishtë teksa së bashku me të u vra edhe Bujar Lika, si dhe u plagos Kreshnik Tusha.