Gazetarja Aida Topalli tha në një intervistë për Euronews Albania se arrestimet e politikanëve janë punë për t’u përgëzuar nga ana e SPAK-ut. Sidoqoftë, sipas saj megaoperacioni i djeshëm që çoi në arrestimin e një prokurori, biznesmeni dhe zyrtarëve policor meriton të marrë vëmendjen më të madhe.
Advertisements
Topalli tha se puna e Prokurorisë së Posaçme duket që është intensive për aq kohë sa arritën deri në arrestimin e kolegut të tyre.
Advertisements
“Le të arrestohen sa të duan politikanë, por sa herë që arrestohen njerëzit që duhet të luftojnë krimin, gjithmonë çështjet janë më të rënda dhe puna duhet përgëzuar shumë herë më shumë. Me çfarë dimë dhe çfarë po shohim, SPAK jo vetëm nuk do të pushojë këtë verë, por do t’i tejkalojë pritshmëritë që kishim për të. Kësaj prokurorie iu deshën vitet e para për të bërë pikërisht këto kalkulime dhe këto organizime që po i finalizon në këto kohë,” – u shpreh Topalli.
Gazetarja u bazua në burimet e saj kur tha se të tjerë politikanë do të bien në prangat e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe do të arrestohen nga SPAK.
“Ky vit do të mbyllet me arrestimet më të bujshme që kanë ndodhur ndonjëherë”, përfundoi Topalli.