Pas shumë pritjeve, Mauro Icardi zyrtarizoi kalimin final (pas huazimit) te Galatasaray, në Superligën Turke. Sulmuesi argjentinas më në fund ndodhet në Stamboll së bashku me gruan e tij, Wanda Nara dhe katër fëmijët e tyre Francesca, Isabella, Constantino dhe Benedict.
Advertisements
Ka qenë Nara, ajo që ka marrë përsipër të tregojë pritjen që familja e saj i ka bërë me të mbërritur në kryeqytetin turk, pasi ka zbritur në aeroportin e Stambollit. Ajo ka shkuar në stadiumin ku e prisnin qindra tifozë.
Advertisements
Ndërkohë, për revistën “Gente”, përmes një mikes së vet gazetare, Angel de Brito, jo në vetën e parë, agjentja dhe gruaja e ish-kapitenit të Interit ka bërë rrëfimin drithërues se si e mori vesh sëmundjen e rëndë (përflitet në media leuçemi, por version zyrtar të mjekëve dhe të vetë asaj nuk ka ende):
“Për sëmundjen e mori vesh në televizori. Mua më tha saktësisht se çfarë sëmundje është, por këtë nuk do ta them derisa ta bëjë vetë publike. Wanda më tha se është ende e shokuar dhe po përpiqet të ndërgjegjësohet për sëmundjen që ka.
Ajo e filloi trajtimin në klinikën e dytë argjentinase që vizitoi. Më pas këmbënguli ta vazhdonte trajtimin me një mjek argjentinas të rekomanduar nga Susana Giménez. Wanda do të flasë publikisht për sëmundjen kur të kthehet në Buenos Aires nga Turqia. Tani për tani është e fokusuar te kujdesi i familjes së saj.
Wanda e nisi rrugëtimin e saj të mjekimit për sëmundjen në Argjentinë. Madje në një moment u spekulua se do të trajtohej në Milano apo Turqi, por është shumë e kënaqur me mjekimin që ka marrë në klinikën ku ka shkuar dhe ku është konstatuar sëmundja.
Ishte e vështirë, sepse e mori vesh sëmundjen që kishte nga televizioni. Askush nuk ia tha, nuk ia konfirmuan një diagnozë finale, edhe pse bëri analiza përfundimtare. Dmth., rezultati dhe diagnoza erdhën të enjten.
Infermieret shkuan tek ajo duke qarë, ndaj iu kërkoi mjekëve që t’i thonin të vërtetën, çfarë po ndodhte, nëse do të vdiste. Në fakt, askush nuk i dha asnjë informacion. Madje Icardi mendoi të hiqte dorë nga karriera e tij futbollistike. Iu deshën 12 ditë për t’i dhënë një diagnozë të saktë, teksa për ditë të tëra u fol mbi sëmundjen që kishte në televizion.
Në atë moment e kapi paniku Wandën, sepse nuk e dinte se çfarë po i ndodhte. Gjithçka i kaloi në mendje. Fëmijët qanin, ndërsa të gjithë po flisnin në media për sëmundjen e saj. Familja u shkatërrua plotësisht.
Mauro donte të largohej nga futbolli. Zaira u kthye nga pushimet. Nëna e saj u shtri në dysheme duke qarë. Bëri si e fortë, saqë të gjithë mendonin se ishte mirë, por gjithçka u shkatërrua përbrenda saj”.