‘Nuk të ndjek se kam frikë nga mallkimet dhe sharjet’/ Kristi poston mesazhin e fansit

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, është shumë aktiv në profilin e tij në “Instagram”. Pas përfundimit të reality show-t, ai u angazhua në televizion si dhe qëndroi pranë fansave duke u bërë aktiv në rrjetet sociale.

Advertisements

Ish-finalisti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka zbuluar së fundmi një mesazh që ka marrë nga një fans. Ky i fundit i shkruan se nuk e ndjek në “Instagram” se ka frikë nga sharjet dhe mallkimet e të tjerëve.

Advertisements

Pastaj i thotë se e meritonte ai fitoren e këtij edicioni të BB VIP, pasi sipas tij, Kristi është një “person me kulturë”.

“Përshëndetje vëlla, ndjesë që s’të ndjek po kemi frikë nga mallkimet dhe sharjet e njerëzve. Më vjen keq që nuk dole fitues, një person me kulturë si ty”, i ka shkruar fansi.

Ndërkohë Kristi ka kërkuar një mendim nga ndjekësit e tij, se çfarë mendojnë për mesazhin që i kanë dërguar.

Kujtojmë se në finalen e madhe të “Big Brother VIP 2”, Kristi ngeli kokë më kokë Luiz Ejllin, ku ky i fundit arriti të fitonte çmimin prej 100 mijë euro.