U kap duke vjedhur një makinë, ndërhyn policia. I riu kanosi edhe një tregtar për t’i marrë automjetin. Çfarë ndodhi sot në Tiranë

by editor

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në dy raste ka tentuar të vjedhë makina. Sipas policisë, në Bulevardin e Kasharit, i riu është ndaluar nga unifirmat blu në momentin që tentoi të kryente vjedhjen.

Advertisements

Gjatë ndërhyrjes së policisë 28-vjeçar ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Advertisements

Në rrjetet sociale u publikua edhe nje video nga momenti i konfliktit kur i riu tentoi te vidhte makinen.

Ndërkohë po ky i ri ka rezultuar se ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.

Advertisements

Njoftimi i policise

Tentoi të vidhte me dhunë një automjet, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë tentativës për ta parandaluar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ditën e sotme, rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar vjedhjen e automjetit, dhe kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.

Ky rast është publikuar me video, në disa rrjete sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

You may also like