Sauditët e ‘mbulojnë me ar’, zbulohen shifrat stratosferike të kontratës së Neymar me Al Hilal

by editor

Në mungesë të një deklarate zyrtare, lojtari brazilian do të zbarkojë në Arabinë Saudite për ta vazhduar atje karrierën. Për kartonin e tij, PSG do të marrë rreth 80 milionë euro, plus bonuse.

Advertisements

Për më tepër, “Footmercato” e ka zgjeruar informacionin dhe ka nxjerrë në pah disa detaje të kontratës, duke theksuar sa vijon:

Advertisements

– Avion privat në dispozicion.

– Një shtëpi shumë të madhe me staf.

– 80.000 euro për çdo fitore të Al Hilal.

– 500.000 euro për çdo publikim në rrjetet sociale, që promovon Arabinë Saudite.

Zbarkimi i Neymar tek Al Hilal duket se i ka zënë të gjithë në befasi. Klubi parizien dukej i vendosur për ta hequr qafe brazilianin me çdo kusht, deri në atë pikë sa të konsideronte përfundimin e një kontrate me afat skadence në vitin 2027.

Megjithatë, futbolli saudit trokiti në dyert e tyre me një ofertë astronomike dhe në mungesë të një deklarate zyrtare, braziliani do të shkëmbejë Francën. Skuadra pariziene nuk është e vetmja që fërkon duart prej ofertës së Al Hilal, pasi vetë Neymar do të marrë pagë të madhe në aventurën e tij në futbollin saudit.

Sipas “Footmercato”, pagat e brazilianit do të jenë nga 300 deri në 400 milionë euro, të shpërndara në dy vitet që ai do të nënshkruajë. Vec privilegjeve të cituara më lart, Neymar do të lejohet të jetojë me partneren e tij, pavarësisht se nuk e ka zyrtarizuar martesën, diçka e ndaluar në vendin e Lindjes së Mesme.

Megjithatë, një përjashtim i tillë nga rregulli u bë edhe për CR7 dhe Georgina Rodriguez.

You may also like