Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duken të vendosur për të fundosur ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa kanë dhënë sinjale se nuk do të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj individëve apo politikanëve të korruptuar. Berisha është shpallur “non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, ndërkohë që ka zëra se edhe BE-ja po shqyrton mundësinë për të vendosur sanksione për politikanët apo individët e përfshirë në korrupsion madhor dhe minimin të demokracisë, kambana këto që bien pikërisht për atë. Por teksa politika e media në Tiranë është përqendruar tek skandalet që kanë mbërthyer mazhorancën qeverisëse, debati për ndërtimin e një kulle 64 kate në qendër të Tiranës, pas së cilës thuhet se fshihte djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, apo dhe zhvillimet që vijnë nga SPAK, ka pasur dy zhvillime mjaft të rëndësishme diplomatiko-politike, të cilët nuk po marrin realisht peshën që duhet. Edhe pse janë zhvillime të rëndësishme, nuk ka pasur një vëmendje të veçantë për vendimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, i cili ka rikthyer në Shqipëri italianin Luigi Soreca si ambasador të përkohshëm të Bashkimit Evropian, pas largimit të diplomates Christiane Hohmann, si dhe një takimi që ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila mban postin e Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë ka pasur dje në Uashington me të ngarkuarin e ardhshëm me punë të ambasadës së SHBA në vendin tonë, David Wisner. Të dy diplomatët Kim dhe Soreca janë shpallur armiq nga Sali Berisha dhe banda e tij. Mirëpo dalja e tyre në skenë në një moment delikat ku ndodhet plaku “non-grata” Berisha dhe familja e tij do të thotë shumë. Kujtojmë se Berisha dhe familjarë të tij janë përfshirë në afera të rënda korruptive dhe kriminale. Por fakti që dyshja Soreca-Kim janë shfaqur në publik në këto momente dhe kanë treguar se prioritet kanë Shqipërinë është një lajm i keq për kreun e “Foltores”.
Advertisements
Mesazhi që sjellë Soreca
Advertisements
Megjithatë për t’u kthyer tek esenca e lajmit, duhet theksuar se rikthimi i zotit Soreca është një zhvillim shumë dimensional, që meriton një diskutim politik. Soreca u rikthye në Tiranë vërtetë përkohësisht por u rikthye pas një sulmi, ku largimi i tij u pa si një fitore nga berishistët. Diplomati Soreca, i cila është njeriu që përkrahu reformën në drejtësi që në minutat e para, u shantazhua, u sulmua dhe kur u rrit në gradë, u tha që u shkarkua nga Berisha, lakenjtë dhe mediat e tij. Po që erdhi sërish çfarë do të thonë? Soreca sipas të gjitha gjasave ka ardhur të përmbushë një mision të rëndësishëm antikorrupsion të BE. Ai vetë ka qenë një bashkëpunëtor i Giovani Falcones e gjasat janë që të jetë prezent në zhvillime të rëndësishëm antikorrupsion në Tiranë, ku burime të gazetës “SOT” thonë se SPAK pritet të drejtojë “tytat” tani nga opozita, ku në shënjestër për t’u arrestuar janë dy mamuthët e korrupsionit në Shqipëri, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sidoqoftë, pavarësisht asaj që pritet të ndodhë në vendin tonë, një gjë është e sigurtë se rikthimi i Sorecës në Tiranë ka bërë me dhimbje koke Berishën.
Mesazhi që dërgoi ish-ambasadorja Kim
Por ndërsa rikthimi i Luigji Sorecës mund të kapërdihej disi për shkak se ai do jetë përkohësisht si i dërguar i Brukselit në Tiranë, një takim që ish-ambasadorja Kim ka pasur dje me të ngarkuarin e ardhshëm me punë të ambasadës së SHBA në vendin tonë, David Wisner, është një barrë e madhe për një 79-vjeçar si Sali Berisha që këtë verë, ndryshe nga herët e kaluara, s’ka bërë asnjë një ditë pushim, duke u kthyer në gaz i botës. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndarë detaje nga takimi Kim-Wisner, ndërkohë që dalja në skenë e ish-ambasadores, e cila është sulmuar nga Berisha më shumë se çdo ambasador tjetër në Shqipëri në këto 30 e ca kusur vite demokraci, është një mesazh i qartë se jovetëm që nuk ka shanse që DASH t’i heqë “non-gratën” kryefoltoristit, por fakti që ajo mbulon çështjet e Evropës për llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregon se ai s’ka shtëpi dhe se do jetë objekt i SPAK në një të ardhme të afërt. Berisha akuzohet nga Londra dhe Uashingtoni si i korruptuar. Kështu që me këto zhvillime që kanë kaluar pa shumë vëmendjen në këto ditë të nxehta gushti, do të thotë se Berishën dhe klanin e tij mafioz e presin ditë të vështira. Më poshtë gazeta “SOT” po sjell për lexuesin mesazhin e ambasadës amerikane të shpërndarë në rrjetet sociale sa i takon takimit Kim- Wisner. “I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkroi dje ambasada e SHBA.
Akuzat e Berishës ndaj ambasadorëve Soreca dhe Kim
Ndërkohë për hir të transparencës për publikun, gazeta “SOT” po sjell disa nga qindra akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuara në adresë të ambasadorëve Yuri Kim dhe Luigji Soreca. Për këtë të fundit, i cili ka mbajtur postin e ambasadorit të BE në Tiranë, Berisha mes të tjerash, ka deklaruar pak vite më parë se është ushtar i mafies. “-Luigji, ish luftëtar i vendosur i mafies italiane por tani per te ardhur keq si viktime e narkomafies qeveritare te narkoshtetit te vetem ne Europe. Ky Luigj miq, heq pas dy oresh nga twitter i tij njoftimin per biseden e zhvilluar midis Komisionerit dhe zotit Basha qe vete e kishte vendosur. Ai e ben kete pa dhene asnje shpjegim dhe pa u merakosur fare se ai eshte nje akt lendues per te gjithe ata qe perfaqeson shefi opozites se nje vendi. Perveç kesaj, ky eshte Luigji, i cili diten e dhenies se denimit qesharak per Sajmir Tahirin i pyetur nga mediat per nje koment, ai i zene ngushte por duke akuzuar veten per shumçka pergjigjet “se para se te flase do te shohe dosjen sepse jam prokuror”. Keshtu, Luigji ambasdor foli sikur te ishte i akredituar si prokuror tek Edvin Mafia apo Don Agaçio. Nderkohe deri sot prokuror Luigji nuk ka patur kohe te shqyrtoje dosjen dhe tju flase shqiptareve si prokuror. Luigji tjeter miq eshte perfolur per gjera qe une i quaj zero por shtoj ketu se ai eshte Luigji per te cilin Kushtetuta, vendimet e Gjykates Kushtetuese te vendit njelloj si per narkomafien qeveritare te narkoshtetit te vetem ne Europe, te kryesuar nga Edvin Mafia dhe Don Agaçio, nuk ekzistojne para vullnetit te ketyre dy te fundit”, deklaroi Berisha. Nga ana tjetër, objekt i sulmeve të Berishës ka qenë edhe ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. “Edi Rama përdori drejtësinë me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën. Përdori bandat, forma nga më të turpshme të korrupsionit gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë ndonjëherë në historinë e këtij vendi me qëllimin me ogurzi të zhdukjes së opozitës. Në këtë përpjekje do të nxi në historinë e turpit qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila në një akt madhor korruptiv kishte mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës. Bëri gjithçka ti diktojë opozitës kryetarin e saj. Përdori abuzoi dhe shpërdori duke shkelur çdo ligj, çdo konventë ndërkombëtare për ti diktuar opozitës kryetarin”, u shpreh Berisha në dhjetor të vitit që shkoi.